Policia e Vlorës ka mundur të zbardhë vjedhjen e tetë rasteve të ndryshme që kishin të bënin me shuma parash dhe sende me vlerë.
Si pasojë dy persona janë venë në pranga nga policia dhe një tjeter është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Pas një hetimi disa javor është zbuluar se vjedhjet nëpër banesa dhe dyqane kanë ndodhur vetëm gjatë këtij muaji.E.M., 37 vjeç dhe M. L., 34 vjeç, ranë për veprën penale “Vjedhja”, të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Në kërkim u shpall edhe bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. R., 33 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, gjithashtu i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të disa ngjarjeve në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, të ndodhura gjatë muajit janar 2023, konkretisht:
Më 1 janar, në lagjen “Partizani”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K. B;
Më 15 janar, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. C., disa pajisje elektroshtëpiake.
Më 19 janar, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin e shtetasit E. B., një televizor dhe në lagjen “Partizani”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetases E. D., produkte të ndryshme ushqimore.
Po më 19 janar, në lagjen “Partizani”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit Xh. Z., steka me cigare dhe një shumë parash.
Më 22 janar në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit H. A., një shumë parash dhe bizhuteri dhe në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë.
Dje, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit F. H., steka me cigare dhe një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa pajisje që dyshohet se këta shtetas i kanë vjedhur më parë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.