Ivzi Hoxha 61-vjeçari, banues në Tiranë në rrugën ‘5 maji’ u arrestua pasi ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”.
Policia ka arrestuar tre ditë më parë Ivzi Hoxhën i cili gjatë një proteste para bashkisë kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama.
‘Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos shkojë në ekstrem. Zahon do ta var. Ky më detyron të dal në rrugë. Me askënd nuk mund të takohesh por kam arritur në një opinion timin që edhe nënat e tyre do ta dinin se çfarë mostrash do ishin, do t’i abortonin se aq të pashpirt janë.’- u shpreh ai.
Ndërkohë gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Gjatë marrjes në pyetje Hoxha është shprehur i penduar dhe se nuk ka pasur qëllim të kanos kryeministrin dhe familjen e tij.