Lazio ka fituar thellë ndaj Milanit në Seria A në javën e 19.
Lacialët shënuan plot katër gola në portën e “djajve”.
Golat u shënuan nga Milinkovic-Savic, Zaccagni në pjesën e parë dhe Luis Alberto dhe Felipe Anderson në pjesën e dytë.
Më tre pikët e marra Lazio arrin në vendin e tretë me 37 pikë me një pikë më pak se Milani.