Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuza qeverisë: Administrimi mafioz i sistemit energjetik përmbyti Shkodrën, KESH-i dështoi me qëllim


Kreu i partisë së Lirisë Meta ka akuzuar qeverinë e KESH-in për pëmbytjet në Shkodër.

Gjatë një bashkëbisedimit me gazetarët ai tha se administrimi mafioz i sistemit energjitik dhe dështimi me qëllim i tij ka shkaktuar përmbytjet në shtëpitë e shkodranëve.

Meta tha se KESH mund të kishte shitur energji përpara 16 janarit duke shmangur kësisoj përmbytjet.

“Administrimi mafioz i sistemit energjetik, KESH dështoi me qëllim dhe tani shkarkon prurjet dhe përmbytjet shtëpitë e shkodranëve. KESH mund të dilte në shitje më parë dhe jo më 16 janar dhe kështu do të ishin shmangur edhe përmbytjet. Fondet e dhëna janë skandaloze dhe nuk mund të ndihmojnë qytetarët. Hapja në mënyrë të pakontrolluar e kaskadës së Drinit. Qytetarëve të Shkodër që i janë përmbytur pronat anë mungesë të fondeve, dhe kjo është mungesë përgjegjësie. Me fatkeqësinë e shkodranëve ngrohin duart.” – tha Meta.