Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, qeveria shpërdoron para te inceneratorët


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për pagat e ulëta të shqiptarëve.

Meta shkruan se paratë që duhet të shkonin për qytetarët, shkojnë te incenaratorët, nga ku vidhen më pas me anë të kompanive off-shore.

Më tej, kreu i PL ka deklaruar se shkaktar për rrogat e ulëta të shqiptarëve është shpërdorimi i  parave nga qeveria, që ai e quajti më të korruptuarën në rajon.

Në Shqipëri paga mesatare bruto është 520 euro, në vendet e rajonit është 800-900 euro.

84 euro ka qenë rritja e pagës mesatare në tre vitet e fundi, në vendet e rajonit kjo rritje ka qenë trefish më shumë.

Shqiptarët kanë rrogat më të ulëta dhe kjo ndodh për një arsye të vetme: paratë e tyre shpërdorohen nga qeverisja më e korruptuar në rajon”, ka shkruar Meta.