Vendosni fjalën kyçe....

PD: Landfilli i Matit asnjë ditë në funksion, tender fiktiv


Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Mat, Denisa Vata deklaroi sot se landfilli i Matit, i përuruar tre muaj më parë nuk funksionon, duke bërë që mbeturinat të hidhen në rrugë duke bllokuar madje dhe hyrjen për në gropën e depozitimit.

Edhe pse janë shpenzuar 410 milionë lekë nga taksat e qytetarëve, gropa e hapur për landfill është ende bosh, ndërkohë që mbeturinat e bashkisë Mat shkarkohen diku ngjitur me landfillin. I ashtuquajturi landfill është jashtë funksionit, pasi mbeturinat janë të hedhura në rrugë duke bllokuar madje dhe hyrjen për në gropën e depozitimit”, tha Vata.

Sipas Vatës, landfilli nuk ka qenë në funksion asnjë ditë dhe ky ka qenë një tender fiktiv për të vjedhur paratë e taksapaguesëve.

“Landifilli nuk ka qenë në funksion asnjë ditë. Madje punonjësit deklarojnë, jashtë kamerave se nuk duan të humbasin punën dhe bukën e gojës, se është tentuar disa herë të groposen mbeturinat, por janë groposur makineritë e Bashkisë, për të cilat është dërguar më pas eskavatori për të bërë nxjerrjen e tyre. Kjo vjen si pasojë e punimeve të dobëta dhe abuzive dhe mos hedhjes së bazamentit të drenazhimit. Mbulimi vetëm me skorje, mbi normativën e lejuar, nuk lejon makinat që të shkarkojnë. Mosdrenazhimi ka sjellë dhe shembjen e këtij landfilli në anën e poshtme”, tha ajo