Vendosni fjalën kyçe....

“Rama mashtroi deputetët e publikun për inceneratorin e Tiranës, ai e Veliaj duhet të dalin para drejtësisë” – Meta


Kreu i Partisë së Lirisë i bëri sot jehonë investigimit të deputetes së partisë Monika Kryemadhi lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Meta tha se në filmimet me dron prej gjashtë muajsh provojnë të kundërtën e asaj që ka deklaruar kryeministri Rama në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët.

Meta tha gjithashtu se institucionet duhet të ndërpresin menjëherë pagesat për kompaninë e Klodian Zotos që ka me koncesion inceneratorin.

Ai tha se në Sharrë nuk kryhet as selektim dhe as trajtim mbetjesh por thjesht groposje në landfill ndërkohë që paguhet dyfishi i çmimit për një proces të këtillë.

“Në filmimet e zhvilluara nga Droni i te vertetes qe nga korriku 2022 deri në janar të 2023, per nje periudhe prej 180 dite provohet e kundërta e deklaratave mashtruese të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Krahasimi, pamjet me dron tregojnë që në inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces! Kryeministri në Komisionin Hetimor tha se: “procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent dhe më i liri në rajon”, ndaj Droni i te vertetes ka filmuar edhe procesin e punës në landfillin e Shkodrës.

Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator, por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës. Por Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton. Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton ose dyfishin, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një, ata duhet të dalin dy para drejtësisë Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre provojne se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve.

Edi Rama është krenar për atë groposjen e neveritshme primitive, është krenar sepse rrëmben paratë dhe i con tek offshori jashtë. Është shumë i lumtur për këtë gjë sepse firmos tak, tak, sepse ato tak, tak janë 430 milionë euro që kanë futur në xhep. Droni i se vertetes tregoi pamjet reale per te gjithe qytetaret shqiptare. Dhe sidomos per drejtesine qe duhet te nderprese kete proces te nderprese pagesat. Droni i te vertetes tregoi situaten reale me pamjet shume te qarta për çdo qytetar shqiptar. Situata është shumë e rëndë. Drejtësia shqiptare është në provën më të madhe se kurrë ndonjëherë në provën e ekzistencës së saj. Kjo hajdutëri është certifikuar dhe i është vënë vula dhe çdo qytetar e ka shume të qartë kete” – tha Meta.