Vendosni fjalën kyçe....

“Sa herë ka zgjedhje nxirrni ndonjë histori” – 21 janari bëhet temë debati te Komisioni i Ekonomisë, përplasen Spaho e Braçe


Me debate është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë.

Temë debati është bërë ngjarja e 21 janarit 2011 dhe materiali audio i dalë së fundmi.

Deputeti i PD-së Spaho iu drejtua atij të PS-së Braçe se sa herë ka zgjedhje socialistët hapin histori me 21 janarin.

Mësoni nga eksperienca jonë. Mësoni! Mos u merri me këto. Sa herë ka zgjedhje, hapni ndonjë histori me 21 Janarin.” – tha Spaho.

Atij i është përgjigjur deputeti i PS-së Braçe i cili tha se për 21 janarin do presë drejtësinë dhe se interesi i tij është buxheti.  

“Për çështje penale nuk kam asnjë dëshirë të pyes kënd. Shumica dërrmuese që janë këtu dhe mbivendosja. Kam vendosur që me durim shumë dhe respekt të Kushtetutës të dëgjoj drejtësinë. Gjithkush ka mënyrën e vet të të qasurit ndaj drejtësisë. Unë kam këtë. E kam qepur, e kam mbyllur gojën dhe kërkoj të pres drejtësinë. Kam duruar lloj palaçoje në parlament. Akti normativ ka hyrë në fuqi ditën që është miratuar. Mua më shqetëson fakti se për të njëjtën çështje brenda katër ditësh ka qëndrime të ndryshme. Përse ka qëndrime të ndryshme për propozime deputetësh. Përse ka qëndrime të ndryshme dhe për  një kategori punëtorësh marrin shpërblim dhe të tjerë jo. Përse këta të bujqësisë nuk marrin, kush është argumenti? Përse 24 ditë pasi është mbyllur viti kemi ende para pa përdorur kur janë dhënë të gjitha alternativat se si të përdoren paratë në mënyrë efektive. Mua më intereson buxheti i shtetit.” – tha Braçe.