Vendosni fjalën kyçe....

Sherr brenda lokalit në Sarandë, plagoset me thikë një 43-vjeçar


Një 38 vjeçar në Sarandë është shpallur në kërkim nga policia pasi ka plagosur me thikë 43 vjeçarin S.N brenda një lokali.

Zënka midis dy personave ka ndodhur brenda një lokali në Sarandë

Ndërkohë policia e Sarandës bën me dije se ka shpallur në kërkim agresorin 38 vjeçar.

Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po merr mjekimin e nevojshëm në spitalin rajonal.

Sipas detajeve të dhëna nga policia, konflikti mes dy personave ka ndodhur për motive të dobëta.