Vendosni fjalën kyçe....

2 grupet e PD mbledhje me deputetët në të njëjtën orë, Xhaferraj shkon tek Alibeaj, mungon Salianji


2 grupet e Partisë Demokratike janë mbledhur këtë të mërkurë për të diskutuar rendin e seancës së radhës plenare dhe qëndrimet që do të mbajnë nesër në parlament.

Por ajo që u vu re ishte se mbledhja u zhvillua në të njëjtën orë nga të dy kahet e ndara.

Paralel në Kryesinë e Kuvendit dhe në selinë e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha u takuan me deputetët që i përkrahin në dy mbledhje të ndryshme, duke konfirmuar vijimin e ndarjes së grupit parlamentar.

Në  takimin e Alibeajt, mori pjesë krahas deputetëve të tjerë edhe Ferdinand Xhaferraj që kishte deklaruar se do të firmoste nismën e Ervin Salianjit për shkarkimin e kreut të grupit, ndërsa ky i fundit, pavarësisht se gëzon mbështetjen e Berishës nuk iu bashkua mbledhjes.