Vendosni fjalën kyçe....

“Arrestimi i ish-agjentit të FBI-së”-Rama: Dorian Duçka ka punuar te unë pa pagesë


Kryeministri Edi Rama duke folur para mediave për arrestimin e ish-agjentit të FBI-së është pyetur edhe mbi lidhjet e tij me dy shtetasit shqiptarë të përmendur në dosje, Dorian Duçka dhe Agron Nezën.

Ndërsa për Nezën tha se e ka takuar vetëm në praninë e zyrtarit të FBI-së, për Dorian Duçkën Rama theksoi se ka qenë zv.ministër gjatë qeverisë në koalicion me LSI-në dhe se pas asaj kohe ka qenë këshilltar i tij pa pagesë.

Po e takova dhe kjo nuk përbën arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së zhurmës, për zhurmë. Në kushtet që jemi para faktit të ri për 21 janarit dhe kërkesës së PS për të hapur hetimin në SPAK. Kushdo të kuptojë e kupton.

Hetimet kanë përfunduar ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me mikun e tij shqiptaro amerikan nga Tropoja që unë e kam njohur me të dhe nuk kam asnjë marrëdhënie. Agron Neza vjen nga LDK, e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë  të FBI. Duçka ka qenë zv ministër i energjetikes në koalicion 2013, dhe ka qenë këshilltar te unë pa pagesë.  Pse e përdor opozita, unë jam mësuar më këtë, jam i mingopur me të tilla historia që synojnë çorrollepjsen e njerëzve dhe krijimin e një klime ndasie dhe më mirë të shpenzojë kohë nga koha që kam dhënë nxjerrjen e këtyre gjërave që hidhen në lumë për të bërë punë më shumë për njerëzit, jam i fokusuar të punët e përditshme të qytetarëve”, tha Rama.