Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ra nga lartësia teksa krasiste pemët në banesën e tij.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në lagjen “2 Dhjetori” të Çorovodës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi policisë:
Skrapar/Informacion paraprak
Më datë 25.01.2023, rreth orës 11:40, në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë, shtetasi K.K., 63 vjeç, duke krasitur pemët në banesën e tij, është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.