Në lidhje me ndërhyrjen tek Piramida që Bashkia Tiranë po bën tek ky objekt dhe rreth saj, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi.
Në një postim në Facebook, Blushi me anë të krahasimit të disa fotove, tregon se asgjë nga ato që u premtuan se do bëheshin tek Piramida, nuk u bë dhe në vend të hapsirave të gjelbra, Veliaj ka ngritur mini kulla betoni.
“Hapësira e gjelbërt tek Piramida e Tiranës nuk do të ekzistojë më!
Në vend të barit, luleve dhe pemëve, Erion Veliaj ka mbjellë aty mini-kulla betoni!
Tirana nuk ka njohur kurrë një armik më të madh të gjelbërimit! “– shprehet Blushi.