Vendosni fjalën kyçe....

Goditën për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar në Lezhë


Dy persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se për shkak të detyrës kanë goditur gazetarin e Report TV Elvis Hila.

Në kërkim u shpallën shtetasit I. (E), A 35-vjeç dhe P.L 32-vjeç.

Ditën e sotme këta dy shtetas i kanë dalë përpara gazetarit dhe e kanë dhunuar fizikisht së bashku me bashkëshorten e tij e cila ndërhyri në ato momente.

Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre”-njofton policia.