Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë.
Trupi i pajetë i përket shtetasit Vladimir Kola, rreth 49 vjeç nga Fierza me banim në Durrës.
Trupi i 49-vjecarit u gjet në një pus uji. Vladimir Kola kishte shkëputur kontaktet me familjen prej 20 janarit. pasi kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej familjarëve.
49-vjeçari, raportohet se ishte larguar dhe me parë nga banesa.
“Sot policia është njoftuar nga familjarët e 49-vjeçarit, banues në fshatin Fierzë, Fushë Arrëz, se prej 4 ditësh ata kishin humbur kontaktet me të.
Pas kërkimeve të bëra, në përroin e fshatit Fierzë, Fushë Arrëz, Kola është gjetur pa shenja jete.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua“-njofton policia