Vendosni fjalën kyçe....

Kompanitë ruse gjejnë mënyra të reja për të shërbyer borxhin – Bloomberg


Kompanitë më të mëdha të Rusisë, përfshirë ato të pasanksionuara,  po ‘anashkalojnë Wall Street’-in për shërbimin e borxhit të tyre të papaguar pas sanksioneve perëndimore që ndërprenë gjerësisht operacionet kritike financiare të nevojshme për të mbajtur funksionimin e obligacioneve, raportoi Bloomberg të hënën.

Kufizimet kanë ndërlikuar një numër të madh procesesh financiare për shërbimin e obligacioneve edhe nëse një huamarrës nuk është shënjestruar nga sanksionet, tha media. Kompanitë dhe investitorët tani kërkojnë alternativa, duke përfshirë këmbimet, blerjet dhe pagesat direkte për zotëruesit e obligacioneve.

Disa kompani si prodhuesi i plehrave ‘Uralkali’, miniera ‘Norilsk Nikel’ dhe gjiganti i metaleve ‘Metalloinvest’ kanë zgjedhur të ndryshojnë dokumentacionin e obligacioneve dhe të paguajnë borxhin direkt tek investitorët në rubla, tha media. Kompania kryesore energjetike e vendit ‘Gazprom’ dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në botë, ‘Magnitogorsk Iron & Steel Works PJSC’, kanë shkëmbyer disa nga eurobonot e tyre me borxhin në rubla.

Zëvendëskryetari i ‘Gazprom’ Famil Sadygov tha për Bloomberg se obligacionet zëvendësuese ishin ‘mënyra më e besueshme’ për të shërbyer borxhin duke pasur parasysh kufizimet në infrastrukturën financiare.

Ai vuri në dukje se zotërimet e dhjetë prej obligacioneve tashmë janë zëvendësuar dhe 12 të tjera do zëvendësohen deri në fund të marsit, duke shtuar se ‘Gazprom’ paguan kuponë si për obligacionet ruse të shkëmbyera, ashtu edhe për bonot e mbetura ndërkombëtare.

Pas sanksioneve të BE-së, dy depozituesit kryesorë qendrorë të Evropës – Euroclear dhe Clearstream – kanë përpunuar vetëm transaksione të verifikuara nga agjentët e pagesave. Shtëpitë e kleringut kanë ngurruar të përpunojnë veprimet e korporatave, duke i detyruar kompanitë të gjejnë mënyra për të anashkaluar depozituesit evropianë.

Kompanitë e kanë kuptuar se sanksionet kanë ndërprerë aq shumë procese të nevojshme për të mbajtur obligacionet saqë është bërë e nevojshme që ato të hiqen nga tregu.

Një menaxher portofoli në kompaninë e investimeve ‘Armbrok’, Dmitry Dorofeev, i tha Bloomberg se ‘për disa muaj gjithçka do blihet’ nga investitorët vendas, duke shtuar se ‘kompanitë ruse do zëvendësojnë obligacionet dhe do kthehen në Rusi’.

Tregu ndërkombëtar i bonove të korporatave të Rusisë ra me rreth 12.7 miliardë dollarë nga 85.6 miliardë dollarë që nga vendosja e sanksioneve të lidhura me Ukrainën ndaj Moskës, sipas gazetës.