Vendosni fjalën kyçe....

PD nënshkruan marrëveshje me PBDNJ-në për zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Betejë kundër regjimit më të korruptuar në Evropë


Partia Demokratike ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Marrëveshja është firmosur nga krerët Berisha e Dule. Kreu i PD-së Berisha tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se opozita do i japë një goditje fatale sistemit duke u kthyer bashkitë qytetarëve.

Marrëveshja përcakton se PD-ja dhe koalicioni i drejtuar prej saj do mbështesë kandidatët për kryetarë bashkie të propozuar nga PBDNJ-ja në bashkitë Himarë, Dropull e Finiq.

Ndërkohë PBDNJ-ja nga ana e saj do mbështesë kandidatët e PD-së dhe koalicionit të drejtuar prej saj në mbarë vendin.

“Shpreh kënaqësinë për jëtë marrëveshje me një aleat të hershëm të PD-së me të cilin vendosim të bëjmë një betejë të përbashkët kundër monizmit të plotë të vendosur nga regjimi më i korruptuar në Evrpë dhe ndër më të korruptuarit në botë, regjimi i Edi Ramës. Përmbysja e tij është përparësi absolute e çdo qytetari të lirë, çdo opozitari. Do i japim një goditje fatale sistemit monist, por nga ana tjetër synojmë t’iu kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë. Ti kthejmë bashkitë në shtëpitë e përbashkëta të qytetarëve shqiptare. Qytetarët e parë të këtyre bashkie të kenë vetëdijen e plot, përgjegjësinë e plotë, për të funksionuar si shërbëtorë të këtyre qytetarëve, për të përdorur në mënyrën më transparente dhe të ndershme të gjitha burimet njerëzore dhe materiale të bashkisë. Kemi shënuar një hap të rëndësishëm në realizimin e objektivave të përbashkëta.”, tha Berisha.

Kreu i PBDNJ-së Dule e vlerësoi marrëveshjen duke thënë se është një bashkëpunim i hershëm me PD-në dhe se opozita synon që ta kthejë pushtetin vendor më pranë qytetarëve si dhe të shpëtojë demokracinë e vendin.

“Dëshiroj që të shpreh kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes me Dr. Berishën dhe PD-në dhe për më tej me opozitën e bashkuar. Është bashkëpunim i hershëm me PD-në dhe në shumë drejtime i suksesshëm sin ë opozutë ashtu edhe qeverisjë. Do vlerësoja bashkëpunimin 2005-2009 që është një nga katërvjeçare më të suksesshme të qeverisjes në vend. Sot të drejtat e liritë, demokracia, ekonomia janë në intubim. rruga është e gjatë, e vështirë porn a garanton fitoren. Me këtë marrëveshje synojmë që komuniteteve lokale t’u sjellim kandidaturat më të denja që do punojnë për komunitetin.” – tha Dule.