Vendosni fjalën kyçe....

Plotësohet Gjykata Kushtetuese, Holta Zaçaj zëvendëson Vitore Tushën


Është plotësuar sot numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke zgjedhur si anëtare të kësaj gjykate znj. Holta Zaçaj.

Nëpërnjet një cermeonine që u zhvillua sot në presidencë, Zaça, ka bërë betimin përpara presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Me zgjedhjen e anëtarit më të ri, përfundon edhe ushtrimi i funksioneve të Kryetarit dhe anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga znj. Vitore Tusha, pas qëndrimit të saj në detyrë deri në zgjedhjen e gjyqtarit pasardhës. Gjykata Kushtetuese ka në përbërjen e saj nëntë anëtarë, të emëruar sipas kuadrit të ri kushtetues dhe ligjor.

Njoftimi i plotë:

Sot, më 25 janar 2023, u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, e zgjedhur me Vendimin nr. 2, datë 16.01.2023, të Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Me zgjedhjen e anëtarit më të ri, përfundon edhe ushtrimi i funksioneve të Kryetarit dhe anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga znj. Vitore Tusha, pas qëndrimit të saj në detyrë deri në zgjedhjen e gjyqtarit pasardhës. Gjykata Kushtetuese ka në përbërjen e saj nëntë anëtarë, të emëruar sipas kuadrit të ri kushtetues dhe ligjor.

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të dispozitave ligjore të Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, sikurse është bërë e ditur edhe në njoftimin për shtyp të datës 16.01.2023, ka filluar edhe procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të saj. Deri në përfundim të kësaj procedure dhe zgjedhjen e Kryetarit të ri, funksionet e Kryetarit ushtrohen nga gjyqtari më i vjetër në detyrë, znj. Marsida Xhaferllari.

Gjykata Kushtetuese shpreh mirënjohjen për përkushtimin, integritetin dhe kontributin profesional të znj. Vitore Tusha, përgjatë gjithë rrugëtimit të saj si anëtare dhe në detyrën e Kryetares së kësaj Gjykate, duke e drejtuar Gjykatën Kushtetuese në një prej momenteve më të rëndësishme të reformimit të veprimtarisë së saj – rinisjes së funksionalitetit dhe plotësimit të trupës gjyqësore.