Vendosni fjalën kyçe....

Pranohet nga qeveria mocioni i mosbesimit i iniciuar nga Tsipras, nesër kryhet votimi


Në seancën e sotme të Parlamentit grek është debatuar për mocionin e mosbesimit të nisur nga Aleksis Tsipras për çështjen e përgjimeve.

Mocioni është nisur pasi Tsipras, pretendon se në dosjen që i është vënë në dispozicion, del se gjithsej 10 persona ishin në monitorim, mes tyre ministri aktual i Punës dhe ish-ministri i Energjisë, Kostis Hatzidakis, presidenti i PASOK-ut, Nikos Androulakis, eurodeputeti Giorgos Kyrtsos dhe gazetarë.

Mediat greke njoftojnë se mocioni është pranuar nga ekzekutivi grek, ndërkohë që pas debatit të sotëm, nesër do të kryhet votimi.

 “Për gjashtë muaj Kyriakos Mitsotakis gënjen se gjoja nuk e dinte. Gënjeshtrat i përsërit si në emisionet televizive ashtu edhe brenda parlamentit”, tha Alexis Tsipras.