Bursat sociale dhe ato të ekselencës për studentët vonohen nga 4 deri në 5 muaj!
Denoncimi është bërë nga drejtuesi i Qëndresa Qytetare, Mirgen Qiraxhi, i cili tha se në këto 3 vite ka pasur vonesa të jashtëzakonshme
Prej 5 muajsh studentët pa bursa, Qiraxhi: Këto 3 vite ka pasur vonesa të jashtëzakonshme Paratë do të shpërndahen në shkurt, tha Mirgen Qiraxhi, nga ‘Qendresa Sociale’
Bursat sociale dhe ato të ekselencës për studentët vonohen nga 4 deri në 5 muaj! Denoncimi është bërë nga drejtuesi i Qëndresa Qytetare, Mirgen Qiraxhi, i cili tha se në këto 3 vite ka pasur vonesa të jashtëzakonshme në shpërndarjen e fondeve për bursat.
‘Pamë në detaje se ku qëndrojnë problematikat e studentëve. Këto dy bursa, bursat sociale dhe ato të ekselencës vonohen nga 4-6 muaj, nëse flasim për ata që e marrin ndihmën financiare për shkak të financave të tyre. Mbërritja e këtyre fondeve 6 muaj me vonesë është ekzistenciale, pasi ato vijnë në fund të studimeve apo në fund të sezonit, pasi vijnë për ushqim veshjet qiranë, apo për blerjen e librave. Në këto 3 vite ka pasur vonesa të jashtëzakonshme në bursa dhe kjo nuk është gjë e re. Studentët janë gjetur përballë sekretareve të universiteteve që i pengojnë për shkak të dokumenteve e procedurave.’- u shpreh Qiraxhi.
Problemet në ndarjen e fondeve të bursava është për çështje procedurale, pasi fondet i kanë i kaluar fakultetit. Shpërndarja e parave sipas të njëjtave burime do të bëhet në muajin shkurt.
VINI RE: Ky material është pronë intelektuale e Shqiptarja.com