Vendosni fjalën kyçe....

Temperatura rekord prej minus 33 gradë celsius/ Dimri në Afganistan u merr jetën mbi 120 personave


Numri i vdekjeve të shkaktuara nga temperaturat e ulëta në Afganistan është rritur, duke marrë më shumë se 120 jetë në dy javët e fundit, tha një zyrtar më 23 janar.

Shafiullah Rahimi, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit, tha për DPA-në se më shumë se 50 shtëpi janë shkatërruar plotësisht dhe 70 mijë kafshë kanë ngordhur, sipas REL.

Sëmundjet e frymëmarrjes, kryesisht te fëmijët, shtohen çdo vit gjatë stinës së ftohtë, por ky dimër ka qenë jashtëzakonisht i ftohtë, në kohën kur më shumë afganë po përballen me varfëri.

Fëmijët në një kamp për të zhvendosurit brenda vendit (PZHBV) shihen duke hequr borën pranë tendave të tyre në distriktin Nahr-e-Shahi të provincës Balkh, afër Mazar-i-Sharif, më 17 janar. Në Kabul dhe disa provinca të tjera janë shënuar temperatura rekord të ulëta prej minus 33 gradë celsius, që nga 10 janari.

Sipas Departamentit Meteorologjik të Afganistanit, temperatura më e ulët e regjistruar në janar ishte minus 34 gradë celsius në provincën qendrore të Ghorës.

Më shumë se gjysma e 38 milionë banorëve të Afganistanit po përballen me urinë dhe gati 4 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, sipas agjencive të ndihmave humanitare së tij.