Pas deklaratës së xhaxhait të Aleks Nikës, se ka në disponim që në muajin korrik kasetën e audioregjistrimuit të “21 Janarit” ku dëgjohet të flasë ish-komandanti Ndrea Prendi, oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në policinë e Tiranës kanë kërkuar për ta marrë atë. për këtë arsze, raportohet se OPGJ e Tiranës ka shkuar në shtëpinë e Aleks Nikë ne Lezhe për te marre ne pyetje babain dhe xhaxhain e tij.A
Një ditë më parë Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë në protestën e zhvilluar në 21 janarin e vitit 2011, është takuar me kreun e SPAK Altin Dumanin, ku ka kërkuar që dosja t’i kalojë SPAK dhe të hetohet prej tyre.
Më tej ai është shprehur se nëse hetohet nga SPAK përgjimet do të ua dorëzojë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin, pasi nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës