Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet administratorja e agjencisë turistike, mashtronte qytetarët duke u premtuar kontrata pune në vendet e BE-së


Ditën e sotme policia e Tiranës ka mundur të arrestojë Shqiponja Krosin, e cila ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Apelit e ka dënuar me 2 vite dhe katër muaj burg për veprën penale të mashtrimit.

Krosi duke administruar një agjenci turistike ka përvetësuar shuma të konsiderueshme të parave përmes mashtrimit të qytetarëve duke u premtuar kontrata pune në vendet e BE-së.