Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza Ramës: I dha para McGonigal-it për të sulmuar opozitën, Gjiknuri zëdhënës i interesave ruse në Shqipëri


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij për votimin e ndryshimit të rendit të ditës në Kuvend me qëllim futjen e diskutimeve për “çështjen McGonigal” ka lëshuar dhjetëra akuza në drejtim të Ramës dhe deputetëve socialiste.

Berisha akuzoi Ramën se i ka dhënë para McGonigal-it për të sulmuar opozitën.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, këto ditë Shqipëria gjendet në epiqendër të një cikloni që do pushtonte çdo vend të madh. Kryeministri i Shqipërisë, ministrat e tij, këshilltarët, janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri të një institucioni më sensitiv në SHBA për sigurinë e këtij vendi dhe të vendeve të lira. Prej muajsh një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, takimi, udhëtimi, çdo dhurate, çdo e-maili dhe gjithçka tjetër midis Mcgonigal dhe Duçkën, Nezës dhe Ramës. Kjo juri e citon në vendimin e saj Edi Ramës dhe vetëkuptohet se për të bërë një kontroll të tillë, nuk bëhet pa vendosur nën hetim personat e sipërcituar. Skandali shpërtheu në mënyrën më të fuqishme pas arrestimit në aeroportin e SHBA të ish-zyrtarit nga FBI, i cili akuzohet se në raport me kryeministrin e Shqipërisë ai ka fshehur, manipuluar, falsifikuar, dokumente. Akuzohet se ky njeri i pafytyrë, pa karakter, që ka shkelmuar interesat e vendit të tij, ka marrë porosi me para nga zyra e kryeministrit shqiptar, për të hetuar lobimin e opozitës. për të manipuluar….Jemi këtu ne dhe qëndrojmë sot deri pasnesër ne drekë. Ky kryeministër ka kryer një krim të shëmtuar. Ka keq shfrytëzuar një njeri të pamoral. Në vend që ta denonconte në vendin e tij, e ka përdorur kundër opozitës, për manipulime, kundër saj. Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut, apo në Venezuelë.”, tha Berisha.

Berisha akuzoi edhe Damian Gjiknurin si zëdhënës të interesave ruse në Shqipëri.

Nuk mund të ketë sot debat tjetër përveç këtij debati. Shqiptarët duhet të marrin vesh të vërtetën. Edi Rama të vijë këtu të japë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në SHBA. Çfarë doni më shumë se kaq? A e dini kush ishte McGonigal, funksioni i tij, që i çuat ju paratë e kompanive të oligarkut rus. E dini ju se Deripaska i ka tentakulat e tij në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare. A e dini ju se Damiani juaj është zëdhënës kryesor i interesave ruse në Shqipëri”, tha Berisha.