Vendosni fjalën kyçe....

Berisha vazhdon “të mos e njohë” Agron Nezën: E dini ju ça problemi ka ai apo jo?


Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka qëndruar sërish  mohimit të djeshëm mbi njohjen e tij me Agron Nezën, shqiptar i përfshirë në aferën e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FB-së, Charles McGonigal.

Ai tha se ka njohur familjarët, por jo Agron Nezën, ndonëse ka dalë një foto me të, nuk e njeh personalisht.

“I kam njohur të tjerët, dhe jo këtë. I kam njohur familjarë të tjerë. Agron Nezën, se ka një fotografi me mua. mund të jenë 100 mijë shqiptarë dhe jo shqiptarë që kanë fotografi me Sali Berishën, por kjo s’do të thotë se i njoh. Njoh shumë nga familjarët e tij, por atë se njoh. Ka njeri që akuzon veten e tij? E kupton veprimin e tij. Ai do bëjë deklarata që të lehtësojë veten e vetë.”, tha ai.

Duke u ndalur te dëshmia e Shkëlzen Berishës në SPAK, Berisha tha se kjo është përpjekje për të mjegulluar aferën Rama-McGonigal.

“Përpjekje për të errësuar, mjegulluar aferën Rama-McGonigal me instrumentalizmin e Skapit të partisë. Komisioni do ngrihet, parlamenti nuk funksionon më. Edi Rama është njeriu që ka paguar vrasësin me pagesë për të shkatërruar opozitën shqiptare.”, tha Berisha.

Berisha shtoi se Rama e ka përdorur McGongal si vrasës me pagesë kundrejt opozitës.

Imagjinoni ju një vrasës me pagesë që merr para nga kryeministri për të vrarë opozitën shqiptare. Ne këtë nuk e kalojmë. Edi Rama është sot njeriu më i inkriminuar në Europë dhe më gjerë. Unë kam bindjen më të thellë se drejtësia amerikane do të thotë fjalën e saj ndaj këtij krimineli. Para saj duhet të flasin shqiptarët, duhet të flasë Parlamenti. Edi Rama me dy bashkëpunëtorë ka trajtuar si aset privat shefin e kundër zbulimit të FBI. Jemi në një situatë më të jashtëzakonshme që mund të kemi qenë ndonjëherë“-tha Berisha.