Gazetari Carlo Bollino ka zbuluar mbrëmjen e sotme se Agjencia BIRN ka publikuar dokumentet e lobimit të ish-kreut të PD-së Basha në SHBA përmes Nicolas Muzin, tre ditë para se për këtë të njoftohej shefi i FBI-së Charles McGonigal.
“Jam pak i habitur nga retorika që dëgjoj këtu dhe në ekrane kur flitet për hetime apo përgjegjësi penale për një kryeministër që ka takuar një agjent të FBI-së. Kemi lexuar aktakuza që ka bërë drejtësia amerikane ku përmenden disa data. McGonigal e ka zbuluar këtë çështje në datën 25 nëntor 2017, sipas dokumentit zyrtar të drejtësisë amerikane. Kjo është akuza. tre ditë më parë, më 22 nëntor 2017 kishte dalë ky shkrimi ivestigues nga BIRN që kishte zbardhur një e nga një të gjitha akuzat për Muzin, Lulzim Basha. Ne po flasim për një akuzë nga nga Z. Bardhi në SPAK që historia e akuzës për lobim rus është nga kryeministri Rama. Të gjitha akuzat për konspiracion e sulm të Ramës ndaj PD-së e kishte bërë tre ditë më parë nga Besar Likmeta te BIRN tre ditë më parë. Ky koleg e kishte botuar tre ditë më parë botërisht një investigim me 16 faqe ku kishte të gjitha detatet. Si mund të dinte Rama apo Agron Neza. Bien në mënyrë qesharake akuzat se Rama ka paguar agjentin e FBI-së për të sulmuar opozitën duke përdorur çështjen e lobimit.” – tha Bollino.
Agjencia BIRN e ka bërë shkrimin me titull “Kontrata e fshehtë e PD me lobistin amerikan, transferta milionëshe përmes kompanisë ‘offshore’” në datën 22 nëntor 2017, ndërsa në kallëzimin në SHBA ndaj agjentit të FBI-së Charles McGonigal thuhet se ai ka marrë dijeni fillimisht për këtë çështje me 25 nëntor 2017, vetëm 3 ditë pas shkrimit të BIRN.
Në dosjen e McGonigal thuhet se më 25 nëntor 2017 ai ka informuar prokurorin e Departamentit të Drejtësisë në SHBA mbi një krim të mundshëm që kishte të bënte me një qytetar amerikan që ishte regjistruar për të lobuar në SHBA në emër të Partisë Demokratike.
Sipas asaj që është zbulur deri tani, duke krahasuar datat, rezulton që burimi fundor për çështjen e lobimit të PD-së në SHBA dhe për të gjetur origjinën e lajmit është Agjencia BIRN e jo zyra e kryeministrit.
I mbetet Agjencisë BIRN të na thotë se nga e mori informacionin për lobimin e Bashës në SHBA, nga qeveria apo nga ndonjë burim ambasade. /Hashtag.al