Emergjencat Civile në Lezhë kanë raportuar mbi situatën në terren në këtë qark.
Fatmirësisht nga raportimet, mësohet se në territorin e Lezhës nuk ka pasur reshje shiu gjatë natës, ndërsa kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal.
Aktualisht rreth 20 ha tokë bujqësore ngelet ende e përmbytur.
SITUATA NË QARKUN LEZHË
Në territorin e Qarkut Lezhë, gjatë natës deri tani, nuk ka patur rreshje shiu.
Kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal.
Me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.
Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.
Hidorvori Tale kuota – 0.6 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.
Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, herë pas here.
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin nuk raportohen probleme.
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:
Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 20 ha.
Në total si qark kemi rreth 20 ha tokë bujqësore të përmbytur.
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, nuk raportohen probleme.
Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen.
Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.
Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.
Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.