Pas ngjarjeve të sotme në Kuvend, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar se ka nisur procedurat për shkarkimin e kryetares së Parlamentit, zonjës Lindita Nikolla.
Në këtë njoftim bëhet me dije se veprimi është ndërmarrë pas ndërprerjes së seancës dhe mos lejimit të deputetëve të PD të thonin fjalën e tyre.
16 deputetë të PD kërkuan që çështja “McGaninger” të futej në rend dite dhe kryeministri i vendit Edi Rama të ishte i pranishëm na sallë për të dhënë shpjegime në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në dosjen e drejtësisë amerikane për ish-zyrtarin e lartë të FBI.
Nga ana tjeter mazhoranca I ka mohuar kategorikisht këto akuza duke thënë se janë vetëm trrillime të opozitës për të mbuluar provat e reja për vrasjet e 21 Janarit.
Njoftimi:
NJOFTIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Sot Edi Rama, i kapur në flagrancë nga drejtësia amerikane se ka korruptuar dhe bashkëpunuar me një angjent të FBI të lidhur me Rusinë, jo vetëm iu fsheh Kuvendit, por detyroi Lindita Nikollën të mbyllë Parlamentin.
Veprimi i sotëm i Kryetarës së Kuvendit, është akt i paprecedent në 32 vjet demokraci. Në shkelje flagrante të Rregullores, Kryetarja e Kuvendit i mohoi të drejtën deputetëve të Kuvendit që të diskutojnë për çështjet e përfshira në Rendin e Ditës, duke përdhosur parlamentarizmin dhe duke minuar funksionimin demokratik të Kuvendit.
Ndërsa drejtësia amerikane asgjësoi politikisht Edi Ramën, duke faktuar para botës mbarë, lidhjen e tij korruptive me një zyrtar të FBI-së, të lidhur me Rusinë, Kryetarja e Kuvendit asgjësoi Parlamentin për llogari të Edi Ramës.
Gjithashtu, nga sot Parlamenti i Shqipërisë ka humbur mundësinë për të funksionuar në mënyrë demokratike dhe përgjegjës për këtë janë vetëm Edi Rama dhe Lindita Nikolla.
Për shkak të shkeljes flagrante të Rregullores, minimit të parlamentarizmit dhe funksionimit demokratik të Kuvendit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bazuar në pikën 4, të nenit 114 të Rregullores, ka vendosur të nis procedurën për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit znj. Lindita Nikolla.