Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett ka dhënë mesazhin e tij për Kuvendin e Shqipërisë në seancën e posaçme në përkujtim të viktimave të Holokaustit.
Ai e cilësoi Shqipërinë lider në Ballkan për promovimin e Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit.
“Në shumë mënyra, Shqipëria është lider i vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit. Ende ka shumë punë për të bërë dhe jemi dëshmitar të një rritje të antisemitzimit në mbarë botën. Hebrenjtë nuk ndihen të sigurt kur ecin në rrugë duke veshur simbole fetare. Izraeli si shtëpia e opoullit hebre veçohet nga forumet botërore. Një vend si Irani kërcënon publikisht se do të shkatërrojë Izraelin. Këtë vit Shqipërisë iu desh të përjetonte nga afër sjelljen brutale të Iranit. Faleminderit që organizuat këtë seancë plenare sot. Ne do të sigurojmë të ardhme më të mirë”, tha Bennett.