Autoriteti i Konkurrencës: Çmimet e fiksuara nga Bordi i karburanteve kanë sjellë pasoja negative
Shqipëria këtë vit do të përfitojë 80 milionë euro nga Komisioni Europian si mbështetje buxhetore direkte për të përballuar krizën e çmimeve të larta të energjisë, referuar raportit tremujor të KE për ecurinë e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor, në periudhën tetor-dhjetor 2022.
KE vuri në dukje se rritja e konsumimit të popullatës ishte baza për rritjen me rreth 4% të PBB në tremujorin tretë të vitit 2022.
Rritja e eksporteve u përshpejtua në 15% vitin e kaluar. Konsumi i qeverisë vazhdoi të tkurret në 9 tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2022.
Degët e transportit, tregtisë dhe shërbimeve ishin kontribuuesit më të mëdhenj në rritjen e PBB-së, me 1.9 pikë %, të ndjekur nga ndërtimi dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme (me 0,8 pike %).
Rënia në prodhim shpjegon kontributin negativ prej 0.2 pikë përqindjeje nga sektori i industrisë në PBB-në e tremujori të tretë.
Rritja vjetore e punësimit ishte 3.8% në tremujorin e tretë 2022. Shkalla e papunësisë ra për herë të parë nën 11% (10.8%), por papunësia e të rinjve pothuajse mbeti në vendnumëro më 2022.
Duke pasur parasysh rënien e popullsisë në mosha e punës (nën 60 vjeç), rritja e ofertës së punës reflekton pjesërisht mobilizimin e popullsisë joaktive, e cila u tkurr me 2% në tremujorin e tretë
Në ndryshim nga tremujori i dytë 2022, punësimi në industri u ul me 2.3%, ndërsa punësimi në shërbime dhe bujqësi vazhdoi të regjistrojë rritje të lartë 4 dhe 3%. Pagat e sektorit privat u rritën me 12.5% vjet më parë.
Në përputhje me trendin e vërejtur që nga 2021, suficiti i bilancit të shërbimeve u rrit me 1.7 pikë %, ndërsa deficiti tregtar i mallrave u rrit me 0.8 pikë përqindjeje.
Flukset neto të investimeve të huaja pësuan rritje vjetore me 20.2% në tremujorin e tretë 2022
Rezervat valutore tejkaluan nivelin 5 miliardë euro në tremujorin e tretë 2022 dhe ranë lehtësisht në 4.9 miliardë euro në nëntor 2022, ndërsa mbulimi i importeve ra në 7.3 muaj.
Norma e inflacionit arriti kulmin në 8.3% në muajin tetor përpara se të binte në 7.4% në dhjetor si rritje. Çmimet e ushqimeve, energjisë dhe transportit janë ngadalësuar gjatë dy muajve të fundit të vitit, duke rezultuar në një normë mesatare vjetore të inflacionit prej 6.9% për 2022.
Rritja e agregatit monetar M3 është ngadalësuar më tej nga 6.7% në gusht në 6.4% në nëntor 2022. Që nga fillimi i normalizimit të politikës monetare në mars, Banka e Shqipërisë rriti normën bazë me 2,25 pike % në 2.75% për të frenuar inflacionin në raport me objektivin.
Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Shqipërisë kanë rënë dakord të zgjasin deri në janar 2024 linjën e likuiditetit të Shqipërisë në masën prej 400 milionë euro që ka qenë në fuqi që gjatë krizës pandemike me 2020.
Raporti i borxhit publik vazhdoi të ulet siç ishte planifikuar në 69% të PBB-së në tremujorin e tretë, nga 73.2% në fund të 2021.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor