Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në deklaratën e saj për mediat e pyetur për lidhjet e këshilltarit të Ramës, Dorian Duçka me Ilir Metën tha se bashkëshorti i saj e ka djalë halle.
Sipas saj derisa ai ishte me LSI-në ishte i rregullt. Por në momentin që e foti Rama si zyrtar u bë lobist i tij që të bënte të gjitha porositë e kryeministrit.
“Dorian Duçka është djali i hallës së Ilir Metës. Sa ishte në LSI ishte i rregullt. Në momentin që Edi Rama e ftoi si zyrtar edhe Duçka u bë një lobist i Ramës që bënte të gjitha porositë e tij. Kjo është një çështje që i përket drejtësisë”-deklaori Kryemadhi.