Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nxjerr videon: Hajduti ordiner i Tiranës ka paguar 54 milionë euro për depozitim mbetjesh, pas 14 majit del para drejtësisë


Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka publikuar një video duke denoncuar kryebashkiakun e Tiranës Veliaj lidhur me inceneratorin e Sharrës.

Ajo shkruan se Veliaj ka paguar 54 milionë euro për depozitim mbetjesh ndërkohë që kontrata parashikon tjetër gjë.

Kryemadhi shkruan se mbetjet groposen në inceneratorin e Tiranës pa u përpunuar më gropën ku ndërroi jetë Ardit Gjoklaj.

Në fund ajo shkruan se më 14 maj Veliaj do dorëzojë bashkinë e do përgjigjet para drejtësisë.

“Hajduti ordiner i Tiranës që bën si inoçent ka paguar 54 milionë euro për depozitim mbetjesh, ku kontrata parashikon komplet tjetër gjë. E di ai këtë, se ka hedhur firmën vetë, ndaj bën sot si skuth duke ja hedhur fajin të tjerëve. Ka kaluar 1/3 e periudhës koncesionare, po në këto 7 vjet me lekët e shqiptarëve janë paguar kompani me pronarë të panjohur, ndërsa mbetjet në inceneratorin e Tiranës groposen mjerisht pa u përpunuar, tek gropa ku ndërroi jetë Ardit Gjoklaj. Ja ku e keni me video se si hajduti ordiner i Tiranës përveçse ju vjedh, edhe ju tall me diferencimin e mbetjeve. Erioni i plehrave në 14 Maj dorëzon çelësat e bashkisë dhe do t’i përgjigjet një për një drejtësisë!” – shkruan Kryemadhi.