Vendosni fjalën kyçe....

Nikolla i ndërpret fjalën, Berisha bllokon foltoren, përjashtohet nga seanca


Pasi shumica socialiste me forcën e kartonëve nuk miratoi futjen në rend dite në diskutimet e Kuvendit mocionin për debat mbi çështjen e “McGonigal” ka bërë që ish-kryeministri Sali Berisha të bllokojë foltoren.

“Ne kemi detyrim për sigurinë kombëtare si vend anëtar i NATO-s, si vend partner i SHBA-ve të bëjmë transparencë të plotë të lidhjeve të Edi Ramës me McGonigal. Nuk e shpëton dot Edi Ramën. Sot ai nuk shpëtohet. Silleni këtu”, deklaroi Berisha.

Pas disa paralajmërimeve nga ana e drejtueses së seancës, Lindita Nikolla, ajo e ka përjashtuar deputetin Sali Berisha.

Kam ezaruuar dhe tërheqjen e vëmendjes dhe paralajmërimin. Jemi për masën e tretë që është përjashtim nga seanca.

Jepet masa disiplinore përjashtimi nga seanca plenare e Sali Berishës se deputeti vazhdon të mbajë të zaptuar foltoren dhe pas vërejtjes dhe paralajmërimit”-deklaroi Nikolla.