Vendosni fjalën kyçe....

Pjesë e konfliktit me armë në 2019, pengoi dhe veprimet e policisë, arrestohet 45-vjeçari në Dibër


Policia ka arrestuar një 45-vjeçar i cili ishte në kërkim pasi ishte pjesë e një konflikti me armë zjarri ndodhur mes disa shtetasve, në qershor të vitit 2019 dhe kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës. .

Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet  e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e suguruara  përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë  ndaluar shtetasin U. T., 45 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim , për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arerst në Burg”.

Në qershor të vitit 2019, në vendin e quajtur “Unaza e re”, dy vëllezërit A.T dhe M.T( të arrestuar më parë nga Policia), kanë plagosur me armë zjarri shtetasin B.D. Si rezultat i hetimeve të thelluara ka rezultuar se pjesë e këtij konflikti ishte dhe shtetasi  U.T., i cili gjatë dhe pas ngjarjes, ka kryer veprime duke penguar zbulimin e së vërtetës së kësaj ngjarjeje.

Gjykata e Apelit Tiranë në maj të vitit 2022 e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg”-njofton policia.