Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja me thikë e 44-vjeçarit në Shkodër, arrestohej daja


Një 44-vjeçar u plagos me thikë mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ai është identifikuar si Bledar Troshani ndërsa autori i dyshuar i plagosjes është daja i tij, 48-vjeçari Zyhdi Shpejtimi.

I plagosuri është dërguar në spital ndërsa autori i dyshuar është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Kongresi i Përmetit’ ndërsa rrethanat e ngjarjes nuk diuhet ende.

Njoftimi

“Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:15 ne lagjen Qemal Stafa, Shkodër është plagosur me mjet prerës shtetasi B. T. 44 vjeç banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër.

Falë veprimeve te shpejta policore eshte bere identifikimi, kapja dhe shoqerimi ne ambjentet e Komisariatit te Policisë Shkoder autori i dyshuar shtetasi Z. Sh. 48 vjeç, banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër. Grupi hetimore po punon per zbardhjen e plote te kësaj ngjarje.”