Vendosni fjalën kyçe....

SHBA do rrisë prodhimin e armëve – New York Times


Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thuhet se po planifikon të nisë ‘përpjekjen më agresive të modernizimit’ në gati 40 vjet, sipas një raporti të ushtrisë të parë nga New York Times, pasi Pentagoni synon të rrisë prodhimin e armëve.

Përpjekja me sa duket do të përfshijë zgjerimin e fabrikave dhe përfshirjen e prodhuesve të rinj në mënyrë që të arrihet një rritje 500% në prodhimin e predhave të artilerisë brenda dy viteve, pretendon burimi. Një lëvizje e tillë do shtynte prodhimin e municioneve konvencionale në nivele të papara që nga Lufta Koreane në fillim të viteve 1950.

Përpara se Rusia të niste sulmin ushtarak ndaj Ukrainës në fund të shkurtit të vitit të kaluar, ushtria amerikane po prodhonte rreth 14,400 predha artilerie në muaj, sipas NYT.

Megjithatë, me Kievin që kërkon më shumë armë dhe municione nga Uashingtoni dhe aleatët e tij, Pentagoni trefishoi qëllimet e prodhimit shtatorin e kaluar dhe më pas i dyfishoi ato në janar, dhe tani po prodhon deri në 90,000 predha në muaj.

Gazeta vazhdon të thotë se Departamenti i Mbrojtjes synon të shpenzojë afërsisht 1 miliard dollarë në vit për 15 vitet e ardhshme për të modernizuar objektet e prodhimit të municioneve në pronësi të qeverisë, duke rritur automatizimin dhe kapacitetin për të prodhuar municione më shpejt.

CNN ka raportuar gjithashtu se administrata Biden po ‘përmbyll’ planet për të dërguar ‘një numër të konsiderueshëm’ tankesh M1 Abrams në Kiev.