Ish-presidenti Trump ka deklaruar se ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal, ‘le të kalbet në ferr’.
Reagimi i Trump në Truth Social erdhi pas shpalljes së akuzave ndaj ish-agjentit të FBI-së McGonigal, i cili ka qenë i përfshirë në hetimet për lidhjet e dyshuara mes ekipit të fushatës së ish-presidentit amerikan Trump dhe Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, shkruan Newsweek.
“Ky djali i FBI-së që mu vu pas për atë rrengun e Rusisë, Rusisë, Rusisë… që shumë kohë përpara zgjedhjes sime si President, sapo u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr.” – shkruan Trump.
McGonigal asokohe shef i zyrës së FBI-së ishte ndër të parët që u vu në dijeni të pretendimeve se George Papadopoulos, një këshilltar i fushatës së Trump-it, mburrej se e dinte se rusët kishin të dhëna që mund të dëmtonin kandidaten demokrate Hillary Clinton.