Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhet kryesia e re e Partisë së Lirisë në Vlorë, Meta: Organizim i të gjitha strukturave vendore, më 14 maj vjen ndryshimi


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka qenë pasditen e sotme në Vlorë ku janë zgjedhur anëtarët e rinj të kryesisë së partisë në qytetin bregdetar.

Meta shkruan se Vlora meriton vëmendje e mbështetje maksimale në mënyrë që rezervat e saj të jashtëzakonshme të mos abuzohen e tjetërsohen nga korrupsioni.

Anëtarët e rinj të kryesisë së Partisë së Lirisë në Vlorë janë kryetari Arjan Isufi, nënkryetari Dikens Bushi e Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun Anxhela Shenaj.

“Sot në Vlorë me drejtuesit e Partisë të Lirisë për organizimin e të gjitha strukturave vendore. Vlora meriton vëmendjen dhe mbështetjen tonë maksimale, që të mos abuzohet më me resurset e saj të jashtëzakonshme dhe të tjetërsohet vetëm për shkak të korrupsionit. Në një qytet ku të ketë shpresë dhe e ardhmja e të rinjve të jetë e garantuar, në mënyrë që të mos ta braktisin më! Urimet më të mira për Kryesinë, Kryetarin Arjan Isufi, Nënkryetarin Dikens Bushi, Sekretaren e Marrëdhënieve me Publikun, Anxhela Shenaj dhe ekipin organizator për triumfin e Ndryshimit. 14 Maj #NdryshimMeCdoCmim.” – shkruan Meta.