Është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj Ilir Selmanit e Elvic Gaçajt, dy nga personat e akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, ngjarje e ndodhurmë 28 gusht 2019.
Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar janë shfaqur pamjet filmike të vrasjes së Malkos.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se në seancë u shfaqën pamjet filmike që nga ndjekja deri në ekzekutimin e tij në rrugën ‘Xhanfize Keko’.
Pamjet janë marrë nga një kamerë sigurie në një lavazh aty pranë ku makina e autorëve të dyshuar ndalon dhe pret deri sa vjen Malko e më pas e qëllojnë me breshëri.
Si organizatorë të atentatit dyshohen vëllezërit Leonard e Elvis Duka ndërsa ekzekutor dyshohet të jetë Fatmir Hyseni nga Vlora.