Vendosni fjalën kyçe....

Ikona e boksit bën kundërpadi ligjore ndaj gruas që e akuzoi se u abuzua seksualisht 40 vite më parë


Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, boksieri George Foreman, 74 vjeç, ka ngritur kundërpadi ligjore kundër një gruaje që e ka akuzuar atë për abuzim seksual më shumë se 40 vjet më parë, kur ajo ishte e mitur.

Foreman, i cili luftoi me Muhamed Aliun në ndeshjen më të famshme të boksit në histori – The Rumble in the Jungle – po pretendon se ai është vënë në shënjestër në një përpjekje për zhvatje, në një deklaratë të lëshuar verën e kaluar, duke iu referuar akuzave se ai kishte abuzuar seksualisht me dy gratë në vitet 1970 si ‘kërcënime dhe gënjeshtra të pabaza’.

Të hënën, ish-boksieri ngriti një kundërpadi kundër njërës prej grave, e njohur vetëm si Gwen H., e cila kishte pretenduar se ishte dhunuar nga Foreman ndërsa ishte e mitur.

Në dokumentet ligjore të parë nga TMZ Sports, ekipi ligjor i Foreman thuhet se është i vetëdijshëm se ata janë të pafuqishëm për të paditur gruan mbi akuzat në padinë e saj, por deklarojnë se ai tani ka të drejtë të ndjekë procedurat ligjore për shkak të një konference për shtyp të mbajtur nga viktima e supozuar tre muaj pasi ajo parashtroi fillimisht kërkesën e saj.

Kundërpadia e Foreman thotë se akuzat e bëra kundër tij janë ‘tërësisht të fabrikuara’ dhe se nuk ka ‘zero prova vërtetuese në formën e dokumenteve, fotografive, letrave ose dëshmitarëve për të mbështetur pretendimet e rreme kundër Foreman’.

Mësohet se babai i Gwen H. ishte i punësuar nga Foreman në atë kohë dhe ajo pretendon se i ishte thënë nga boksieri se babai i saj do pushohej nga puna nëse ajo do dilte në publik me abuzimin e pretenduar.

Foreman ka detajuar gjithashtu se Gwen H. dyshohet se i kishte kërkuar një shumë prej 12 milionë dollarësh për të parandaluar nisjen e procedurave ligjore.

Ai gjithashtu pretendon se ka vuajtur nga ‘ankthi, pagjumësia, shqetësimi, tronditja dhe poshtërimi’ që nga konferenca për shtyp e akuzueses. Ai kërkon dëmshpërblim të papërcaktuar në padinë e tij.

Foreman filloi karrierën e tij profesionale në boks në 1969 dhe doli në pension në nëntor 1997 me një rekord prej 76 fitoresh e 5 humbjesh. Ai u bë kampioni më i vjetër botëror i peshave të rënda në historinë e boksit kur mposhti Michael Moorer për titullin botëror në vitin 1995 në moshën 46 vjeç, pesë muaj e 18 ditë.