Një person është arrestuar nga policia e Beratit nën akuzën se ka bashkëpunuar për kryerjen e 14 vjedhjeve në zona të ndryshme të qarkut.
38 vjeçari i identifikuar si M.M është arrestuar nga policia e Beratit nën akuzën se ka bashkëpunuar për kryerjen e 14 vjedhjeve në zona të ndryshme të qarkut.
M.M në bashkëpunim me një person tjetër të identifikuar si R.N i cili ndodhet i arrestuar që prej 19 janarit, gjatë vitit 2022 kanë vjedhur shuma parash, sende me vlerë dhe vegla pune në disa banesa të zonave të ndryshme të qarkut të Beratit.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime dhe hetime të të mëtejshme.