Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të hetohen veprimet antikushtetuese të Ramës, agjentët e FBI-së përfunduan në ortakë biznesi në Shqipëri


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka denoncuar sot kryeministrin Rama dhe atë që ai e quajti ‘përpjekje’ për të asgjësuar demokracinë e pluralizmin në Shqipëri dhe për të prishur stabilitetin në rajon.

Në një konferencës për media ai tha se agjentët  FBI-së përfunduan ortakë biznesi në Shqipëri duke qenë në funksion të planit mafioz të Edi Ramës.

“Ata punuan në funksion të instalimit të plotë të narkoshtetit e hajdutokracisë. Edi Rama është në çdo sekondë në konflikt interesi me këtë detyrë. ai ka shkelur Kushtetutën dhe është një përpjekje e pashpresë për të organizuar këtë komplot kundër pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Ja zyrtarët e antikorrupsionit që përfunduan të korruptuar nga Edi Rama. Ja ku e keni Mark Rossinin, zyrtarin e FBI-së që bëri deklaratë të fortë kur opozita dogji mandatet.

Ortak në biznes, përfunduan në QKR. Ju e dini që kam thënë që agjenti i dyfishtë Kim Filbi vijon, jeton. Ja këta janë Kim Filbët po ka edhe plotë të tjerë. I njoh shumë mirë se kush janë amerikanët e Edi Ramës, i di maskarëllqet e e tyre. Nuk janë katër vizita, jam i sigurt nga hetimi do dalin shumë më tepër shumë vizita. Dhe që kanë qenë në funksion të lojërave mafioze të Ramës për të shkatërruar vendin kushtetues dhe stabilitetin në rajon.” – tha Meta.