Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE SHQETËSUESE – Momenti kur policia amerikane gjen në shtëpinë e Nancy Pelosit agresorin bashkë me burrin e saj

 

Nuk ka kaluar shumë kohë nga ngjarja ku një aggresor u akuzua nga policia e SHBA, se qëlloi me çekiç bashkëshortin e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.

Vet personi në lidhje me sulmin i tha policisë se donte ta merrte peng drejtuesen demokrate dhe “t’i thyente kupat e gjurit” për t’i treguar anëtarëve të tjerë të Kongresit, se kishte “pasoja për veprimet”.

Nga pamjet e plota, vërtetohet varianti se ai ka hyrë me forcë duke thyer xhamin e një dere. 

Autoritet thanë se agresori u ngjit në katin e sipërm ku po flinte 82 vjeçari Paul Pelosi dhe kërkoi të fliste me “Nancy-in.

Fakte të tjera dolën se ai kishte marrë me vete në çantën e shpinës pranga plastike, një litar dhe shirit ngjitës.