Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë i riu në ‘Sheshin Skënderbej’, ngjarja orët e para të mëngjesit


Një i ri është qëlluar me thikë në ‘Sheshin Skënderbej’ në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit rreth orës 2 ndërsa i plagosur ka mbetur 29-vjeçari me iniciale O.D.

Autori i dyshuar i plagosjes është ende i paidentifikuar ndërsa i lënduari është dërguar në spital ku sipas njoftimi të policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç. Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.”