Pas 34 orëve debat, është rrëzuar ditëm e sotme, mocioni i mosbesimit të partisë SYRIZA ndaj qeverisë në kuvendin grek.
Në total votuan 299 deputetë, i vetmi që mungonte ishte një prej deputetëve të pavarur. Kundër mocionit votuan 156 deputetë dhe 143 të tjerë votuan pro
Debati u mbyll me deklaratën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis i cili u përqendrua më së shumti në krahasimin e veprimeve të qeverisë së mëparshme të SYRIZA-s dhe qeverisë së tij. Ai akuzoi Alexis Tsipras për fyerje ndaj figurës së tij duke shtuar se e vetmja gjë që dinte të bënte ishte përbaltja e punës së qeverisë dhe nxitja e përçarjes në shoqëri.
Dy ditë më parë në Kuendin grek u pranua debati për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë greke. Kreu i SYRIZA-s, Alexis Tsipras dorëzoi mocionin duke akuzuar kreun e qeverisë greke se ky i fundit kishte orkestruar përgjimet masive ndaj zyrtarëve qeveitarë dhe kundërshtarëve të qeverisë.