Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama ka përdorur agjenturë ruse, diplomatë të korruptuar e Sorosin për të asgjësuar opozitën shqiptare


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në  32-vjetorin e themelimit të degës së kësa partie në Burrel ka etiketuar Edi Ramën.

Berisha tha se Rama kërkon të asgjesojë opozitën shqiptare duke përdorur çdo lloj mjeti.

Sipas tij ai për të marrë peng opozitën ka përdorur agjenturë ruse, diplomatë të korruptuar dhe Xhorxh Sorosin.

Edi Rama, pasardhës i babait që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela, ka vendosur dhe mendon të finalizojë veprën e tyre kriminale: asgjësimin e opozitës shqiptare.

Edi Rama, sot kryeministri më i korruptuar i planetit, ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë peng opozitën. Ka përdorur agjenturë ruse, ka përdorur diplomatë të korruptuar, ka përdorur një monstër siç është Xhorxh Sorosi, për asgjësimin e PD-së”-deklaroi Berisha.