Qyteti amerikan i Memphis, Tennessee publikoi disa video të premten që tregonin rrahjen brutale të Tire Nichols nga policia. Nichols, një punonjës me ngjyrë 29-vjeçar i FedEx-it, i cili ishte ndaluar për drejtim të pakujdesshëm të makinës, humbi jetën më pas si pasojë plagëve të marra nga dhuna.
Katër video nga kamerat e trupit të policiëve dhe kamerat e palëvizshme, të cilat u ngarkuan në faqen e qytetit Vimeo, japin hollësi për sherrin që ndodhi më 7 janar. Pesë oficerët e policies, të gjithë me ngjyrë, të përfshirë në incident tashmë janë pushuar nga puna dhe janë arrestuar për vrasje të shkallës së dytë dhe akuza të tjera.
Në videon e parë, incidenti duket se fillon me disa automjete policie që rrethojnë makinën e Nichols dhe oficerët e tërheqin zvarrë atë duke thënë: “Dil nga makina”, për të cilën Nichols përgjigjet: “Hej, mos bëj asgjë.”
Pasi rrëzohet me forcë në tokë, i dyshuari largohet me vrap nga rruga, me një oficer që nuk arrin dot ta kontrollojë. Një video tjetër nga rreth dhjetë minuta më vonë tregon Nichols të kapur nga policia.
Oficerët në mënyrë të përsëritur e godasin me grushta, shkelma dhe e godasin me shkopinj ndërsa përdornin spërkatës me piper. Gjatë rrahjes, Nichols bërtet: “Mami! Mami!” por hesht pas disa goditjeve në fytyrë.
Pasi prangoset, Nichols u mbështet në një makinë policie, herë pas here duke u rrëzuar në anën e saj. Rreth gjysmë ore më vonë, ambulance duket se mbërrin dhe merr Nichols. Ai vdiq tre ditë më vonë në spital.
Pamjet kanë shkaktuar një protestë masive publike. Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se ai ‘ishte i indinjuar dhe ndjente shumë dhembje’ nga ky incident ‘i tmerrshëm’.
Videot kanë ngjallur protesta të shumta në të gjithë SHBA-në, me aktivistët që thërrisnin ‘drejtësi për Tire’. Demonstratat e deritanishme kanë qenë kryesisht paqësore.