Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së për të asgjësuar opozitën, shpejt nisin protestat deri në largimin e tij


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama se ka korruptuar zyrtarë të FBI-së për të asgjëruar opozitën shqiptare.

Ai e quajti këtë një veprim të paparë duke paralajmëruar protesta të mëdha në mbarë vendin.

Noka ishte i ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në News24 ku theksoi se lufta deri në largimin e Ramës do bëhet si në parlament ashtu edhe në sheshe.

“Ka paguar para për të minosur opozitën, për të shkatërruar opozitën. Ky skandal është i paprecedentë. Me para krimi korrupton një drejtues nëpërmjet ca sekserëve të sigurimit të shtetit. A mund të takosh më si përfaqësues i një shteti figura të larta. Kush është ai shtetar i huaj, mik aleat apo partner i Shqipërisë që mund t’i shtrijë më dorën Edi Ramës. Si mund të kapesh me kthetra pas karriges sepse s’mund t’i përfaqësosh. Opozita flet jo vetëm në parlament, por tashmë rrugët janë shumë. Do ketë sheshe, rrugë të Tiranës e të Shqipërisë të mbushura plot dhe rruga e vetme është largimi i Ramës. Në Shqipëri vota e lirë duhet rikthyer. Kjo nuk është demokraci. Edi Rama do të kthejë monizmin.  Parlamenti është një nga rrugët për të kthyer institucionin e votës së lire.” – tha ai.