Vendosni fjalën kyçe....

Projekti i pazakontë – Fustani i kuq mahnitës i bërë nga 370 artizanë në 50 vende, mbi 13 vjet që rrëfen historinë e grave anembanë botës


Gjatë 13 viteve, një projekt i ndërlikuar i konceptuar nga një artiste britanik është bashkuar me ndihmën e 370 artizanëve në 50 vende të ndryshme anembanë botës.

Projekti ‘The Red Dress’, është një fustan mahnitës i gjatë deri në dysheme, i ndërtuar nga 84 copa mëndafshi, duke nderuar historitë e grave nëpër kultura të ndryshme dhe duke festuar fuqinë e bashkimit.

Veshja ishte ideja e Kirstie Macleod, 41 vjeç, një artiste tekstili që jeton me partnerin dhe tre fëmijët e saj në Somerset, Angli.

E lindur në një familje rrobaqepësish e thurrësish të aftë, Macleod udhëtoi dhe jetoi në shumë vende të botës si fëmijë që kur babai i saj punonte në sektorin energjetik. Në moshën nëntë vjeç, ajo mësoi qëndisjen nga një grua indiane teksa jetonte në Nigeri.

Macleod më vonë fitoi një Bachelor për Arte në Dizajn e Tekstile, e ndjekur nga një Master i Arteve Pamore para se të fillonte karrierën e saj si artiste në Londër.

“Fustani i Kuq filloi në vitin 2009.” – tha Macleod për The Epoch Times.

“Më është dhënë mundësia të sjell një vepër të re në Art Dubai. Më është dhënë financimi nga Këshilli Britanik përpara se të kisha vendosur për këtë jesë, që është krejt e pazakontë.”– shtoi ajo.

Macleod e mori idenë e ‘Fustanit të Kuq’ ndërsa vizatonte në pjesën e pasme të një pecete në një kafene. Pjesa, ëndërronte ajo, mund të bashkonte njerëz nga e gjithë bota, duke ofruar gjithashtu një platformë për zërat e ndryshëm.

Ajo bleu një sasi të madhe mëndafshi në ngjyrë vishnje nga Parisi, që ajo beson se erdhi nga India, për trupin e fustanit dhe u vendos në një dizajn që ajo ndjeu se dukej ‘femëror dhe i fuqishëm’. Duke dashur që fustani të duket i përjetshëm, ajo ekuilibroi një bel me korse dhe një fund të gjerë me një dekolte të thellë, jakë të fortë dhe hollësi të stilit ushtarak.

“Doja që fustani të dukej vërtet shprehës dhe i forte.” – tha ajo.

139 qëndistarë të porositur u paguan për punën e tyre dhe tani vazhdojnë të marrin një pjesë të të gjitha tarifave të ekspozitës në vazhdim, mallrave dhe mundësinë për të shitur punën e tyre përmes dyqanit ‘Red Dress Etsy’.