Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të kalonte 33 mijë euro në Portin e Durrësit, ndalohet 35-vjeçari nga Kavaja


Një 35-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentoi të kalonte pa i deklaruar një shumë të konsiderueshme parash.

Shtetasit S.C 35-vjeç iu sekuestruan 33 000 euro të cilat dyshohet se ishin fituar nga aktivitet kriminal.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara. Arerstimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”-thuhet në njoftimin e policië.